“Bankes Petrolium” Fier,60 milionë $ borxh nenkontraktoreve

“Bankes Petrolium” Fier,60 milionë $ borxh nenkontraktoreve

131
SHPËRNDAJE

Kompania e huaj e naftës pasi ndoti mjedisin, shkatërroi biodiversitetin e zonës naftëmbajtëse të Fierit e Kuçovës, të shoqëruar me shterpëzimin e tokave dhe sëmundjet tek banorët, u mban dhe mundin e 6 muajve bizneseve shqiptare dhe punonjësve të tyre, duke i çuar drejt falimentit 32 kompani nënkontraktore dhe duke çuar drejt një drame njerëzore 20 mijë familje. Blerja e aksioneve të “Bankers” nga kinezët rrezikon “fshirjen”e 60 milionë dollarëve. Qeveria qëndron pas këtij skandali, ndërsa mediat e paguara kanë heshtur. Alarmi “SOS”

Kur gjejnë mbështetjen e qeverisë dhe personalisht të kryeministrit Edi Rama, kompanitë e huaja “fshijnë” lëmin në kurriz të qytetarëve shqiptarë, duke nxjerrë fitime neto në kundërshtim me ligjin.

Pasi e kanë nxjerrë jashtë “sistemit” të të jetuarit normal zonën naftëmbajtëse të Fierit dhe Kuçovës, duke e ndotur tokën që s’prodhon asgjë dhe duke “injektuar” tek banorët sëmundjet dhe deformimet fizike, kompania e naftës “Bankers Petrolium” nuk paguan as punëtorët.

Janë 32 kompani nënkontraktore të kësaj kompanie të huaj nafte, nga të cila varen 15-20 mijë familje në Fier, Ballsh dhe Kuçovë të cilat nuk janë paguar që nga tetori i vitit të kaluar.

Mësohet se “Bankers Petrolium” u ka borxhe kompanive nënkontraktore që kryejnë shërbimet sipas kontratave ligjore për të, plot 60 milionë dollarë detyrime të papaguara për punën e bërë.

Pronarët e kompanive nënkontraktore nuk e ngrenë zërin për të protestuar, pasi shprehen se kjo kompani nafte ka mbështetjen e qeverisë dhe nëse ankohen, mbeten pa u likujtuar për punën e kryer prej tyre.

Pikërisht nga këto likujditete të prapambetura të “Bankes Petrolium” për kompanitë nënkontraktore varen dhe pagat e punonjësve, duke rrezikuar në këtë mënyrë jo vetëm falimentin e 32 bizneseve shqiptare të lidhura me të, por dhe një dramë njerëzore për 20 mijë familje.

Situata bëhet akoma më alarmante për shkak të blerjes së aksioneve të kompanisë nga kinezët, duke rrezikuar që 60 milionë dollarët debit që “Bankers” u ka kompanive shqiptare të zhbëhen dhe bizneset e punonjësit e tyre të mbeten me “gisht në gojë”.

Ata kanë dështuar në sensibilizimin e strukturave shtetërore të cilat kanë heshtur pasi qëndrojnë parapa këtij skandali, por dhe në sensibilizuar e mediave të cilat dhe ato kanë heshtur pasi ka akuza se janë të blera nga “Bankers”.

/Pamfleti/

S'KA KOMENTE