Bankers Petroleum rrit me 18% prodhimin e naftës

Bankers Petroleum rrit me 18% prodhimin e naftës

114
SHPËRNDAJE

Prodhuesi kanadezo-kinez i naftës Bankers Petroleum ka rritur prodhimin e naftës së papërpunuar në vend, me 18% nga viti i shkuar, duke arritur në 15,059 fuçi naftë në ditë në gjysmën e parë të vitit 2019.

Sipas njoftimit të kompanisë, të ardhurat u rritën në 146 milionë dollarë (130.1 milionë euro) në janar-qershor nga 122.8 milionë dollarë në të njëjtën periudhë 2018.

“Gjysma e parë e vitit ishte sfiduese për kompaninë. Ne vëzhguam tregjet e paqëndrueshme dhe konkurruese të naftës së rëndë dhe mbajtëm qëndrueshmëri si biznes. Në të njëjtën kohë, ne ishim në gjendje të rrisim prodhimin e naftës së papërpunuar dhe të ardhurat”-tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i Bankers, Xingyun Sun.

Shpenzimet totale u rritën në 126 milion dollarë, nga 91 milionë dollarë në janar-qershor 2018.

Bankers gjithashtu thekson se ka shpuar 49 puse të reja gjatë periudhës në shqyrtim, 35 puse të reja në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2018. Në gjysmën e dytë të vitit 2019 planifikohet të bëhet edhe 38 puse të reja sipas programit vjetor të punës dhe buxhetit.

“Kompania vazhdoi ndërtimin e tubacioneve në fushën e naftës Patos-Marinzë për të reduktuar kamionët çisternë në këtë fushë. Më shumë projekte të tubacionit po zhvillohen, “-vuri në dukje Bankers.

Bankers Petroleum filloi të operonte në Shqipëri në vitin 2004. Në vitin 2016, kompania u ble nga korporata kineze e eksplorimit dhe prodhimit Geo-Jade Petroleum për një total prej 575 milionë dollarë kanadezë.

Bankers Petroleum gjeneron të ardhurat e saj në fushën e naftës në Shqipëri, ku ka të drejta të plota për të zhvilluar fushën e naftës Patos-Marinza, në Kuçovë dhe për eksplorimin e Bllokut F në pjesën jugperëndimore të vendit.

Rezultatet në një vështrim Gjashtë Mujori
($000s, pervec sic eshte shenuar) Qershor 30, 2019 Qershor 30, 2018
Finance
Te ardhurat e naftes                       146,025.0                      122,835.0
Renta dhe Tatimet e tjera                         27,230.0                        25,000.0
Shpenzimet Totale (CAPEX, OPEX, ST, G&A)                       126,000.0                        91,000.0
Operimi
Prodhimi mesatar (bopd)                         15,059.0                        12,746.0
Cmimi mesatar i Brentit                                66.0                               70.6

S'KA KOMENTE