Bankers financon rikonstruksionin e rrugës së re në fshatin Zharrëz

Bankers financon rikonstruksionin e rrugës së re në fshatin Zharrëz

139
SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Zharrëz në Bashkinë Patos do të kenë së shpejti një infrastrukturë moderne. Një rrugë e re që lidh fshatrat Sheqishtë dhe Fshati i Ri do të ndërtohet për të lehtësuar jetën e përditshme të më shumë se 1000 familjeve që jetojnë në këtë zonë.
Projekti do të financohet nga kompania prodhuese e naftës, Bankers Petroleum Albania si pjesë e programit të saj të dedikuar për investimet komunitare.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, z.Huanqin Xiao tha:
“Jam shumë i lumtur që sot përurojmë një tjetër projekt të rëndësishëm për banorët e Zharrezës. Rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve por edhe e Bashkisë Patos dhe për këtë arsye vendosëm të financojmë 100 mijë dollarë për këtë projekt të rëndësishëm.
Në vite Bankers ka treguar se ne jemi këtu jo vetëm për operacionet hidrokarbure, por së pari për njerëzit e kësaj zone dhe të Shqipërisë në përgjithësi. Shumë nga rrugët, shkollat, klinikat shëndetësore këtu në Patos janë financuar nga ne dhe jemi shumë krenarë që kemi përmirësuar jetën e këtyre njerëzve. Mund të konfirmoj se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen, sepse Bankers e konsideron veten pjesë të këtij komuniteti dhe të këtij vendi dhe gjithashtu partner të Shqipërisë”.

Aktualisht rruga është në gjendje shumë të keqe, ka një shtresë bituminoze por shumë e amortizuar. Problem mbetet infrastruktura e keqe, mungesa e trotuareve, mungesa e ndriçimit,etj. Ky projekt është i rëndësishëm edhe për komunitetin e zonës sepse është rruga lidhëse e fshatit Zharrez me varrezat.
Nënkryetarja e Bashkisë Patos tha se rruga e re do të ofrojë një infrastrukturë moderne dhe do të jetë gati për 4 muaj.

Deklarata e nënkryetarit të Bashkisë Patos

Rruga e re gjithashtu do të reduktojë ndotjen në zonë dhe do të përmirësojë ndjeshëm mjedisin. Ky projekt është një investim i përbashkët ndërmjet Bankers dhe Bashkisë Patos, kosto totale e të cilit llogaritet rreth 300 mijë dollarë.
Bankers Petroleum Albania ka investuar më shumë se 7.5 milion dollarë në projekte në komunitet ndër vite duke u fokusuar në infrastrukturë, shkolla dhe kopshte, klinika shëndetësore dhe gjithashtu në mbjellje pemësh.

S'KA KOMENTE