Bankers ,financim te rikualifikimit urban te Marinzës,perfitojne mbi 2000 banorët e kësaj...

Bankers ,financim te rikualifikimit urban te Marinzës,perfitojne mbi 2000 banorët e kësaj zone

1605
SHPËRNDAJE

Rikualifikimi urban i Marinzës.

Brenda vitit të ardhshëm fshati Marinëz do të pësojë një ndryshim rrënjësor duke mundësuar hapësira shplodhëse dhe rekreative për mbi 2000 banorët e kësaj zone.

Pjesa e parë dhe më e rëndësishme projektit po mundësohet nga kompania naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania e cila operon prej 18 vitesh në fushën e Patos-Marinzës.

Projekti përfshin pastrimin, sistemimin dhe mbulimin me tombino të kanalit kryesor në Marinzë çka I hap rrugën investimit në rrugë, ndricim, trotuare dhe krijimit të hapësirave të gjelbra.
U shpreh Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj. Majlinda Bufi

Ndërsa Nëndrejtori i Përgjithshëm i Bankers, Kastriot Muskaj tha se kompania e konsideron komunitetin pjesë të pandashme të aktivitetit të saj të përditshëm. Ai shtoi se çdo vit Bankers financon projekte të rëndësishme në të gjithë rajonin ku operon, me fokus kryesisht në infrastrukturë, edukim, shëndetësi si dhe hapësira rekreative.

Pas përfundimit të punimeve të mbulimit të kanalit, Bashkia do të investojë në qendrën e fshatit për të ndryshuar rrënjësisht hapësirat dhe pamjen e kësaj zone.

Bankers Petroleum Albania ka një program të dedikuar për projektet në komunitet me fokus në zonën e Patosit, Roskovecit dhe Fierit dhe ka realizuar me dhjetëra investime të rëndësishme që u kanë ardhur në ndihmë banorëve të komunitetit. Vetëm gjatë tre viteve të fundit në zonën e Marinzës janë investuar nga Bankers mbi 200 mijë dollarë për ndërtimin e dy rrugëve të reja kryesore për këtë fshat.

S'KA KOMENTE