Balluku : Pezullimi i fluturimeve, organizim politik,grusht shteti

Balluku : Pezullimi i fluturimeve, organizim politik,grusht shteti

220
SHPËRNDAJE

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me protestën e kontrollorëve të AlbControl në aeroportin e Rinasit.

Ajo ka akuzuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha, se ka dorë në bllokimin e fluturimeve në vend.

Balluku i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të reagojë në lidhje me këtë ngjarje, pasi i ka të gjitha të dhënat.

“Kam ndjekur me vëmendje Sali Berishën i cili ka një ekzaltim të madh sepse do të mbyllet aeroporti i vetëm ndërkombëtar. E gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik për shkak të fushatës. Sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksinat që duhet të vinin për të vazhduar vaksinimin e shqiptarëve.

Sot dikur që ka humbur jetën jashtë shtetit nuk mund të vijë të varroset në vendin e vet, sepse kontrollorët janë të stresuar se nuk u mjafton paga 2490 dollarë.

Shumë njerëz nuk mund të vijnë në vendin e tyre se nuk do Sali Berisha.

A duhet vendi të kapet peng është një grusht shtetit, a duhet të kapet nga disa persona të cilat janë të stresuar me pagën 2490 dollare dhe nëse nuk ja bëjnë 4490 dollarë atëherë ato do të mbajnë vendin peng.

Unë i bëj thirrje Presidentit Ilir Meta që të shprehet për këtë situatë. Zoti Meta i ka të gjitha të dhënat. A mundet shteti të bllokohet nga një grup njerëzish që të marrin 15 rroga saq marrin shumë shqiptar.

Doja të doja nga zoti Meta a mendon se duhet të bllokohet trafiku ajror dhe të mos vijnë as vaksinat, as

Të kapet peng vendi sot nga disa persona që janë të stresuar nga paga 2490 dollarë dhe nëse nuk ua bëjnë 4490 dollarë të mbajnë vendin peng.

Erdha që të flisja me këta për t’i sqaruar se kjo nuk është një lojë, pasi këtu preket siguria kombëtare e vendit dhe e drejta për të lëvizur e çdo qytetari.

Do të marrim disa masa që nuk do të jenë të mira për askënd dhe nuk do të jenë të mira as për navigimin ajror që është investuar shumë për vite me radhë”,- tha Balluku.

S'KA KOMENTE