Balla:Asnjë deputet i pavaksinuar të mos hyjë në Kuvend/Mbledhjet e komisioneve të...

Balla:Asnjë deputet i pavaksinuar të mos hyjë në Kuvend/Mbledhjet e komisioneve të jenë online

19
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur i vendosur për të mos ndryshuar vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve, që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të jenë online.

Balla tha se vendimi është marrë duke iu referuar rekomandimit të Komisionit të Ekspertëve, dhe shtoi se Kuvendi duhet të vendosë një afat për të gjithë deputetët që të vaksinohen detyrimisht.

“Kemi rëndë dakord që Kuvendi të vendosë një afat, që asnjë deputet të mos hyjë më asnjë deputet i pavaksinuar, siç ndodh në Bundestag apo në parlamentin italian. Kjo ka qenë një dakordësi edhe e zotit Alibeaj dhe zotit Rushaj, si dhe zotit Mediu.

Sa i takon vendimmarrjes, Shqipëria është në kushtet e një pandemie, urdhëri i ministres së shëndetësisë, është referuar në rekomandimet e OBSH, Kuvendi duhet të jetë shembulli i respektimit të Komitetit të Ekspertëve. Për ta mbyllur diskutimin, është marrë një vendim në Konferencën e kryetarëve, kemi rënë dakord për seanca të jashtëzakonshme të komisioneve. Por nuk mund të bëhet diskutimi i mëtejshëm këtu”, u shpreh Balla në seanca.

Ndërkohë që vendimi i marrë në konferencën e kryetarëve do të qëndrojë në fuqi, dhe mbledhjet në Komisionet Parlamentare do të jenë online. Deputeti i opozitës Tritan Shehu propozoi bojkotin e këtyre mbledhjeve, dhe tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë qëndrimi në javët e ardhshme.

Të i njëjtit qëndrim ka qenë kryetari i grupit socialist të deputetëve dhe kur ka dalë jashtë seancës parlamentare përballë gazetarëve:
“Do të njiheni me procevserbalin e mbledhjes të Konferencës së Kryetarëve. Qartësisht do të ketë komisione që do të vijojnë punën online dhe mbledhje të tjera ne 2 salla që plotësojnë kushtet për të vijuar fizikisht mbledhjet dhe mendoj që opozita të gjejë arsye të tjera për të shqetësuar jo këtë. 

Mbledhja e Ekonomisë për buxhetin e shtetit përshembull do të jetë në sallë, por në një punë normale siç ndodh në Parlamentin Evropian apo Bundestagun gjerman jo duhet të jetë online. Ajo që diskutuam në konferencën e kryetarëve është për vendosjen e vaksinimit të detyruar për deputetët dhe për afatin duhet diskutuar në varësi të afatit të marrjes së 2 dozave”.

S'KA KOMENTE