Balla tregon se ç’po ndodh me kallëzimet e bëra për Berishën: Kam...

Balla tregon se ç’po ndodh me kallëzimet e bëra për Berishën: Kam marrë përgjigje nga SPAK

60
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka treguar se ka marrë përgjigje për 2 çështjet e kërkuara nga SPAK, në të cilat implikohet ish-kryeministri Sali Berisha. 

Ai thotë se çështjet janë regjistruar dhe pritet të merren në shqyrtim. 

Balla, duke iu referua Sali Berishës, tha se një person “non grata”, nuk duhet të ishte pjesë e Parlamentit shqiptar, duke qenë se SHBA-të janë aleati më i afërt me Shqipërinë. 

“Kam marr përgjigje për dy çështje që kam kërkuar. Kam depozituar dy kërkesa, një Prokurorit të Përgjithshëm, për kallëzimin penal të vjeshtës 2020 në ngarkim të disa shtetasve ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Për këtë kam marrë përgjigje, kur jam informuar nga zoti Kraja, se për këtë çështje është regjistruar procedim penal dhe që unë që kam bërë kallëzimin më thërrasin për të thënë gjithçka di dhe ndërkohë kam marrë informacion dhe jam informuar se ka pasur kallëzim tjetër nga një qytetar për sa i përket aferës së CEZ e cila mbetet një prej aferave më të rënda në financat e vet që është dashur të hetohet. Çështjet janë bashkuar dhe mbi këtë çështje prokuroria, ka kërkuar pushim të çështjes. Çështja më pas ka ndjekur disa faza gjyqësore. Për mua personalisht e kam drejtuar atë komision dhe ka qenë e qartë çështja për çfarë bëhet fjalë. 

Nëse në përfundim të kësaj do të ketë tentime për ta mbyllur. Kush ka ngjyer gjithë trupin në atë çështje, nuk shpëton dot. Është në dinjitetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe ky është pozicioni personal. SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm në rrugën tonë të anëtarësimit në BE dhe një aleat që punojmë çdo ditë për të cuar përpara procesin dhe plot reforma të rëndësishme. SHBA-të kanë shpallur zyrtarisht Berishën non grata, për shkak të minimit të demokracisë dhe sabotimin e drejtësisë në këtë vend. Në këtë këndvështrim këto tre arsyetime që kanë bindur SHBA-në për ta shpallur non grata, për mua dhe çdo qytetar e bën Berishën non grata edhe për në Kuvendin. Zhvillimet brenda PD, them se çdo të mbjellësh do të korrësh. Akuzat që Berisha bënte ndaj meje i bën sot ndaj Ballës. Ajo që për ne ka rëndësi, është se kemi thënë që kemi vetëm një aleat në këtë mandat, që është populli i thjeshtë që kemi detyrime dhe punë për të bërë. Koha është për të thënë e rithënë që vijon të zbatohet me përpikmëri rezistenca sociale. 

Lufta në Ukrainë ka prekur çdo vend. Do të kërkoja të hapni procesverbalet dhe non grata që ju referova tha se një nga vendet e BE, në Austri, që nafta është 1.4 euro. Kemi bërë një verifikim dhe është 2.25 euro. Gënjeshtarët kanë shumë hapësirë. Kemi nevojë për solidaritet dhe të mos harrojmë që lufta që po zhvillohet është 2 orë larg”, tha Balla.

S'KA KOMENTE