Balla takim me sindikatën e naftëtarëve në Ballsh

Balla takim me sindikatën e naftëtarëve në Ballsh

95
SHPËRNDAJE

Balla takim me sindikatën e naftëtarëve në Ballsh: “Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve të Ballshit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Parlamenti miratoi në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve.

“Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura dhe që ende janë të pazgjidhura”, deklaroi Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ballsh📍Zhvilluam një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve. Miratuam në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve. Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura dhe që ende janë të pazgjidhura.

S'KA KOMENTE