Balla per peticionin kundër Yuri Kim,sjellje të trashëguara nga regjimi komunist

Balla per peticionin kundër Yuri Kim,sjellje të trashëguara nga regjimi komunist

35
SHPËRNDAJE

Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka quajtur të turpshëm peticionin online, që është firmosur nga mijëra qytetarë kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas Ballës këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, dhe se Sali Berisha nuk ka pasur marrëdhënie normale me asnjë prej ambasadorëve amerikanë, dhe jo vetëm Yuri Kim.

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, unë jam i ri, por kam pasur mundësinë që të lexoj, nga ato çmenduritë e regjimit, ku ftoheshin masat që të bënin sulme kundër personave të caktuar, dhe natyrshëm kundër rrezikut angloamerikan.

Në fakt edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që SHBA ka pasur në Shqipëri… më thoni se me cilin prej ambasadorëve amerikane Sali Berisha ka pasur një marrëdhënie të mirë? Nxit gjithë këtë historinë e peticioneve, ky është një turp, krijimi i frymës antiamerikane në PD, apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës, janë një turp që i takon ta mbajnë atyre.

Ne kurrë nuk do të harrojmë që pa mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria rrezikonte ekzistencën e saj si shtet-komb”, u shpreh Balla.

S'KA KOMENTE