Balla pas takimit me ambasadoren Kim: Kuvendi është vendi i duhur për...

Balla pas takimit me ambasadoren Kim: Kuvendi është vendi i duhur për zhvillimin dhe konsolidimin e dialogut politik

23
SHPËRNDAJE

Balla pas takimit me ambasadoren Kim: Kuvendi është vendi i duhur për zhvillimin dhe konsolidimin e dialogut politik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë është vendi i duhur për zhvillimin dhe konsolidimin e dialogut politik dhe frymës së respektit të ndërsjelltë, duke diskutuar dallimet me ndershmëri dhe duke i ngritur përtej përkatësive partiake kur është e mundur.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🏛🇦🇱🤝🇺🇸Mikpritëm sëbashku me Kryetarin e Grupit të PD Alfred Rrushaj në Kuvendin e Shqipërisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Kuvendi i Shqipërisë është vendi i duhur për zhvillimin dhe konsolidimin e dialogut politik dhe frymës së respektit të ndërsjelltë, duke diskutuar dallimet me ndershmëri dhe duke i ngritur përtej përkatësive partiake kur është e mundur.

S'KA KOMENTE