Balla në mjediset e Agropikës në Fier: Duam që çdo familje të...

Balla në mjediset e Agropikës në Fier: Duam që çdo familje të aplikojë dhe të marrë atë që ju takon

2244
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetarin e bashkisë Armando Subashi vizituan sot mjediset e ‘Agropikës’ në Fier, ku panë nga afër procesin e aplikimit të fermerëve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2022.

Në fjalën e tij Balla tha se do ta ndjekim nga afër këtë proces në mënyrë që çdo familje të përfitojë nga skemat mbështetëse të cilat qeveria i ka vënë për të ndihmuar fermerët, blegtorët dhe çdo familje që merret me bujqësinë apo blegtorinë.

“Këtë proçes do e ndjekim me prioritet me të gjithë administratorët e Njësive, punonjësit në mënyrë që çdo familje të përfitojë nga skemat mbështetëse të cilat qeveria i ka vënë për të ndihmuar fermerët, blegtorët dhe çdo familje që merret me bujqësinë apo blegtorinë.

Duam që çdo familje të aplikojë me dokumentacionin siç kërkohet dhe të gjithë të marrin atë që atyre ju takon.

Ne jemi në hambarin e bujqësisë shqiptare dhe të gjithë do të përfitojnë vetëm duke nxituar të aplikojnë,” u shpreh Balla.

Sipas Ballës në thirrjet e këtij viti do të mbështeten 13 masa në sektorë të ndryshëm, që nga blegtoria, bletaria, serra, peshkimi, bimët mjekësore aromatike etj.

S'KA KOMENTE