Balla ne Fier:Berisha dhe Meta kane filluar te ndertojne alibine e humbjes

Balla ne Fier:Berisha dhe Meta kane filluar te ndertojne alibine e humbjes

88
SHPËRNDAJE

Rezultati i zgjedhjeve te 14 majit duhet te jete i gjithepranuar nga te gjitha forcat potike, e mbi te gjitha nga kundershtaret tane.  Keshtu eshte shprehur nga Fieri,  kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla  duke bere thirrje qe fushata te jete e qete, e paster dhe pa shume kosto financiare. 

Berisha dhe Meta, sipas Balles kane filluar te ndertojne alibine e humbjes, ndersa i pyetur per largimin e te rinjve, ka thene se  asnje i ri nuk mund tja besoje voten nje individi te akuzuar per korrupsion , minim te demokracise e te shpallur non grata.  Sipas tij Berisha ka filluar te fshihet brenda potureve te Ilir Metes.  Shqiptaret ne 14 Maj do ti tregojne me vote fundin politik dyshes Meta Berisha, ka shtuar Balla. Ndersa mesazhin e shkruar ne muret e selise roze disa dite me pare ne Fier, “ Fieri nuk eshte Elbasan” Balla e ka cilesuar perpjekje te deshperuar te kundershtareve politike .

Dyert e hapura te Spak nuk perbejne asnje problem sipas Balles, madje funksionimi i kesaj strukture eshte per tu vleresuar .

Balla ishte ne Fier ne mbledhjen e pare te keshillit kordinativ te qarkut pas vendimit te kryesise per shpalljen e kandidateve per zgjedhjet vendore te 14 majit.  Ne qarkun e Fierit kandidaturat e reja jane dy, Fation Duro ne Patos dhe Josif Gorrea ne Divjake.

S'KA KOMENTE