Balla ne Fier prezanton paketen e sigurise ne shkolla

Balla ne Fier prezanton paketen e sigurise ne shkolla

319
SHPËRNDAJE

Prezantimini Paketes se re te sigurise ne shkolla ka qene qellimi i takimit te Ministrit te Brendshem Taulant Balla, ne Fier, me strukturat vendore pergjegjese . Krijimi i nje taks- force te kryesuar nga prefekti do te bashkerendoje punen me institucione te tjera, Policia, AKU dhe Inspektoriati Shteteror Shendetesor. Ne nje prononcim per mediat Balla ka theksuar edhe nje here se do te ndermerret nje qasje e re penale ne raport me veprat qe vene ne rrezik apo cenojne sigurine e femijeve brenda Perimetrit te Sigurise. Shperndarja e lendeve narkotike , mbajtja pa leje e armeve te zjarrit , dhe armeve te ftohta , bullizmi , shfrytezimi , prostitucioni dhe pijet alkolike ne bizneset afer institucioneve arsimore do ti perkasin te shkuares ka thene Balla pasi ka ardhur koha qe nxenesit e te rinjte duhet te ndiejne ndjenjen e afersise dhe besimit ndaj Policise se Shtetit .


Nderkohe , i pyetur per hetimet e deritanishme , ne lidhje me 29- vjecarin Albi Mecini , nese kane arritur te pikasin obiektivin e ketij atentati te deshtuar, Ministri Balla u shpreh se Policia e Shtetit po punon per te qartesuar te gjitha rrethanat dhe per te zbuluar dhe ngjarje te tjera kriminale qe rendojne mbi kete grup te strukturuar kriminal . Balla teksa ka falenderuar uniformat blu te Fierit ka theksuar se parandalimi i ngjarjeve kriminale do te jete ne fokusin e punes se Policise se Shtetit.

S'KA KOMENTE