Balla me Operacionalen : Kush nuk e bën detyrën nuk e mban...

Balla me Operacionalen : Kush nuk e bën detyrën nuk e mban dot pozicionin

157
SHPËRNDAJE

Taulant Balla ka takuar sot Forcat Operacionale të Durrësit.

Ai bëri me dije se do të ofrojë mbështetjen e tij pa rezerva për të gjithë ata që përkushtohen në rrugën kundër krimit, njësoj si djemtë dhe vajzat që ka takuar vazhdimisht në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

Postimi i plotë:

Çdo ditë në detyrën e Ministrit të Brendshëm po njoh djem dhe vajza, punonjës të Policisë së Shtetit në shërbimet bazë të cilët kanë dedikimin dhe angazhimin e duhur në realizimin e detyrës. Të tillë janë djemtë e Forcës Operacionale Durrës, të cilët po kryejnë çdo ditë goditje të rëndësishme ndaj krimit. Prandaj sot dua ta përsëris se kush do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë në pozicionin që ka në vijën e këtij fronti të përbashkët, do të ketë mbështetjen time pa rezerva në çdo hap dhe derën time të hapur pa orar për çdo nevojë. Ndërsa kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka.

S'KA KOMENTE