Balla ka paditur në GJKKO kreun e PD Sali Berisha për shifje

Balla ka paditur në GJKKO kreun e PD Sali Berisha për shifje

50
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka paditur në GJKKO kreun e PD Sali Berisha për shifje. Ndërkohë sot në daljen para mediave, Balla tha se Berisha duhet të mësohet të shkojë në gjykatë e të respektojë ligjin teksa u shpreh i bindur se do e fitoj gjyqin.

“Është një vepër penale që duhet ndëshkuar. Edhe Bashën kam arritur ta fitoj gjyqin për shpifje do fitoj dhe me Berishën. Thirrja ime për GJKKO është që Berisha duhet të mësohet të vijë për çështjet që e kemi thirrur ne por edhe për çështjen që e kanë thirrur shqiptarët, ndër to 21 janari, Gërdeci, privatizimi i OSSH, privatizimi i kompleksit Partizani. Berisha duhet të bëhet gati që të jetë klient i përhershëm.

Kam bërë padi për disa akuza të paqena në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

S'KA KOMENTE