Balla inspekton rikonstruksionon e ujësjellësit të Ballshit: Ujë 24 orë në ditë

Balla inspekton rikonstruksionon e ujësjellësit të Ballshit: Ujë 24 orë në ditë

261
SHPËRNDAJE

Balla inspekton rikonstruksionon e ujësjellësit të Ballshit: Falë këtij investimi qytetarët e Ballshit do të kenë në shtëpitë e tyre ujë 24 orë në ditë

Ujesjellësi i qytetit të Ballshit do të ketë një linjë krejtësisht të re nga burimi i Poçemit deri në sahatin e çdo abonenti.

Drejtuesi politik i PS në qarkun Fier, Taulant Balla inspektoi punimet që po kryen për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm të ujesjellësit në Ballsh.

Në fjalën e tij Balla tha se falë këtij investim madhor i qeverisë së Edi Ramës do të bëhet e mundur që qytetaret e Ballshit dhe zonat periferike të furnizohen 24 orë me ujë.

“Unë besoj se ky investim në rrjetin e ujit të pijshëm qoftë në veprën e marrjes apo edhe në atë të shpërndarjes në çdo abonent të qytetit dhe të fshatrave përreth Ballshit është investimi më i rëndësishëm që qeveria shqiptare ka bërë në Ballsh. Bie dakort në ato që tha Kryetari i bashkisë se ky është investimi më i rëndësishëm në këtë sektor, jo në 3 dekada por që nga koha kur Ballshi u bë qëndra e krahinës së Mallkastrës. E them këtë sepse biem dakort që Mallakastra është një prej kryeqendrave të Shqiperisë së Jugut dhe natyrshëm që nevoja për investime ka qënë prej prioriteteve që duheshin adresuar. E vërteta është se falë qeverisë Rama, Mallakastra është në krye të vëmendjes sonë, ndaj qoftë transformimi i qytetit të Ballshit që është një vepër që do ta quaja me cilësi shumë të mirë dhe që banoret e kanë përshëndetur. Por tani edhe dy investimet e njëpasnjëshme në rrjetin e ujit të pijshëm, e shnderrojnë Ballshin në një qytet që jo vetëm do të furnizohet me 24 orë ujë të pijshëm por me një cilësi uji nga burimi i Poçemit, që përmes tubacionit të ri, jo më të amortizuar prej 60 vitesh, garanton cilësi në furnizimin me ujë”, tha Balla.

Balla gjithashtu tha se investimet e qeverisë në Mallakastër do të vijojnë vec projektit të Rilindjes Urbane edhe në infrastrukturen rrugore, me dy prioritete kryesore, rruga kryesore Patos-Ballsh-Fratar, por edhe lidhja e autostrades me zonën turistike të Bylisit që do të thithe edhe më shumë vizitore.

“Unë e kam thene edhe në takimet e tjera, por e përsëris edhe sot këtu në vepren e marrjes së ujit, që ne do të vazhdojmë te kemi vëmendjen e shtuar. Nuk I heq asnjë presje nevojave dhe kërkesave të banoreve të Ballshit rikonstruksioni i rrugës kryesotre Patos-Ballsh-Fratar është objektivi ynë kryesor gjatë këtij mandate,. Unë besoj se do ti qëndrojme këtij angazhimi, sepse kemi ploty arsye për ta promovuar këtë zonë, jo vetëm për faktin që Mallakastra është kryeqender e jugut të vendit, por lidhet edhe me investimin tjetër, aksesi I një prej perlave të Antikitetit sikursre është Bylisi. Unë shpresoj që shumë shpejt do të kemi mundësi të nisim punimet për të lidhur autostraden me Bylisin, për ta shnderruar këtë zone trashëgimie ne një asset për zhvillimin e zonës. Kështu që në këtë aspekt mendoj që investimet në infrastrukture por edhe në ujin e pijjshëm dhe energjine elektrike, plotësojnë kuadrin e nevojave kryesore që banoret kanë pasur në këtë zonë, deklaroi Balla.

S'KA KOMENTE