Balla inspekton punimet për ndërtimin e rrugës ‘Sabri Kosturi’ në Lushnje

Balla inspekton punimet për ndërtimin e rrugës ‘Sabri Kosturi’ në Lushnje

156
SHPËRNDAJE

Investimet në infrastrukturë/ Balla inspekton punimet për ndërtimin e rrugës ‘Sabri Kosturi’ në Lushnje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla pa nga afër punimet që po po kryhen për ndërtimin e rrugës “Sabri Kosturi” në qytetin e Lushnjes.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit po kryen një sërë investimesh të rëndësishme në Qarkun Fier, një ndër to është dhe ndërhyrja në këtë aks të rëndësishëm për qytetarët e Lushnjes, të cilët e presin prej shumë vitesh këtë investim.

Sipas Ballës ndërhyrja në këtë segment po kryhet me cilësi të lartë dhe brenda të gjitha standardeve, ndërsa parashikon që veç korsive të kalimit të automjeteve edhe ndërtimin e korsive të biçikletave, trotuareve me ndriçim, gjelbërim dhe sinjalistikë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lushnje Qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit po kryen një sërë investimesh të rëndësishme në Qarkun Fier. Bashkë me Eriseldën, Tatianën, Linditën dhe Gentin pamë nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës “Sabri Kosturi” në qytetin e Lushnjes.

Ky segment me një gjatësi 1200 m dhe gjërësi 12 m po rehabilitohet sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Ndërhyrja në këtë aks parashikon që veç korsive të kalimit të automjeteve edhe ndërtimin e korsive të biçikletave , trotuareve me ndriçim , gjelbërim dhe sinjalistikë

Gjatë vizitës në këtë lagje të Lushnjes u takuam edhe me banorë të zonës, të cilët kishin 30 vite që mezi prisnin këtë investim.

S'KA KOMENTE