Balla : Brenda kesaj jave ,PS kallezim te ri per 21 Janarin

Balla : Brenda kesaj jave ,PS kallezim te ri per 21 Janarin

67
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se brenda kësaj jave do të bëjnë kallëzim të ri në SPAK sa i takon vrasjeve të 21 janarit 2011.

“Ne jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove tjetër, sikurse është një audio-përgjim që është bërë publik dhe bazuar në faktin se dosja penale sa i takon Aleks Nikës është dosje që ndodhet në Prokurorinë e Tiranës dhe është  kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që SPAK ta hetojë këtë çështje. Sikurse në ditët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet”, tha Balla.

Teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, Balla tha se kallëzimi do të bëhet brenda kësaj jave.  Në demonstratën e 12 viteve më parë u vranë katër qytetarë, të cilët po protestonin para kryeministrisë.

“Po patjetër”, u shpreh  Balla.

S'KA KOMENTE