Baftjar Zeqaj ne LUAR,ROSKOVEC:Ja pse banoret do te votojne PS ne 25...

Baftjar Zeqaj ne LUAR,ROSKOVEC:Ja pse banoret do te votojne PS ne 25 prill

736
SHPËRNDAJE
Takimi i radhes i kandidatit socialist Baftjar Zeqaj, eshte ndalur ne fshatin Luar te Roskovecit. Mes shume pjesemarresve mbeshtetes, Zeqaj shpalosi programin e tij elektoral, ku ne qender eshte zhvillimi i bujqesise, krahes sektoreve te tjere te cilet jane projekte ne vijim. Zeqaj u kerkoi banoreve ta besojne vizionin i PS sepse eshte mundesia e vetme qe Roskoveci dhe e gjithe Shqiperia te ndryshojne faqen perfundimisht. 

 

Kandidati socialist ne takimet e tij ne zonen ku kandidon, nuk harron t’u permend banoreve investimet e medha dhe me ndikim afatgjate ne permiresimin e jetes ne vend. Sipas tij, para 8 vjetesh vendi ishte larg te qenurit shtet ligjor, ndersa sot, qytetaret shqiptare kane mundesine te marrin pa probleme sherbimet ne çdo institucion.

 

“Kujtoni radhet neper zyrat e hipotekave, automjeteve, spitaleve, kujtoni sjelljen e policise se shtetit, qe nuk te linin te kaloje pa ia dhene rryshfetin e radhes, kujtoni se sa sorollatej nje qytetar per nje vertetim te thjeshte neper zyra, ia merrnin shpirtin per nje 2 mije lekesh,  kujtoni se sa e veshtire ishte te kerkoje urgjencen e spitalit”, ka theksuar Zeqaj.

 

Po ashtu, Zeqaj nuk ka lene pa permendur dy ngjarjet e medha qe tronditen vendin, termeti dhe pandemia.

 

“Termeti shkaterrues u menaxhua ne menyre te persosur nga kryeministri Rama, ku gati 80% e banoreve te prekur u sistemuan brenda vitit. Po ashtu pandemia. U menaxhua shume mire, por edhe vaksinimi eshte nje sukses i madh per vendin, prandaj rezultojme sot te  renditur te paret ne rajon per ritmin e vaksinimit. Kujtojini keto. Kujtoni qe u ndertua spitali ne Fier, u ndertua aeroporti ne Kukes, po ndertohet porti i madh ne Durres, u ndertua rruga e Arbrit etj etj. 

Nje bilanc per te na bere te ndjehemi mire. Do thoni ju qe po, eshte punuar, por edhe jane bere gabime. Natyrisht jane bere edhe gabime, por jane gabime te permiresueshme, te cilat keto kater vite do te sistemohen. Shqiperia eshte ne rruge te mbare. Le ta vijojme kete rrugetim se bashku” ka thene Zeqaj.

S'KA KOMENTE