Babë e bir përfundojnë të plagosur me thikë në spital, djali në...

Babë e bir përfundojnë të plagosur me thikë në spital, djali në gjendje kritike.

10165
SHPËRNDAJE

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës. 

Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se bëhet fjalë për Xhevdet Braushin, 62 vjeç dhe djalin e tij Ablion Braushi.

I ati është jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali rreth 30 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole.”

Dy personat e plagosur janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës

S'KA KOMENTE