Babai i vrau bashkëjetuesen ne Roskovec, Fatjon Hoxha thyen heshtjen

Babai i vrau bashkëjetuesen ne Roskovec, Fatjon Hoxha thyen heshtjen

5463
SHPËRNDAJE

Me kokë ulur dhe i përlotur, kështu e ka nisur rrëfimin e tij bashkëjetuesi i Merushe Hazizajt, Fatjon Hoxha, në studion e emisionit “Zemër të Hapur”. Merushja u masakrua me thikë disa ditë më parë në Roskovec, nga i ati i Fatjonit, Xhevahiri, i cili pas krimit vari veten në pemë. 

Fatjoni nis të qajë teksa në transmetim, shfaqet kronika për vrasjen e grave, që kohët e fundit në Shqipëri kanë qenë të shumta. Ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por dëshiroi që emisioni të vazhdonte, duke thënë se dëshiron të rrëfehet.

Fatjoni rrëfeu se punonte si taksi dhe një ditë gjatë ushtrimit të detyrës do të shkonte në shtëpinë e bashkëshortit të Merushes. 

Aty njihet me të, shkëmbejnë numrat dhe kështu nisi historia e tyre. I riu tregoi se pas këtij momenti, kanë dalë për të pirë kafe dhe janë njohur më shumë me njëri-tjetrin. Fatjoni rrëfeu gjithashtu, momentin e ndarjes nga bashkëshortja. 

Ai tha se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij me Merushën dhe një ditë, teksa ndodhej në shtëpinë e prindërve për disa ditë, zgjodhi që të mos kthehej më në banesë. Fatjoni thotë më pas se ish-gruaja u martua me një djalë nga Durrësi, të cilin ia njohu e motra.

“Kisha 4 vite, kam shkuar në shtëpinë e saj. Ishte e martuar, s’i kishte punët mirë. Shkëmbyem numrat e telefonit, dolëm për kafe. Ish-gruaja ime kishte njohje me Merushen. Divorci me gruan, unë kisha lidhje me Merushen, e dërgova te prindërit për 3-4 ditë. Ajo nuk erdhi më, e lidhi motra me një tjetër nga Durrësi. Ajo e dinte që kisha lidhje me Merushen”, tha Fatjoni.

PJESË NGA INTERVISTA
Më tregoi se nuk e dua burrin. Më tha; “Nuk shkoj mirë”. 

A të ka treguar ndonjëherë se është dhunuar nga Andueli?
Jo se ka dhunuar. 

Si reagoi Anueli kur e mori vesh?
Erdhi te shtëpia. Ai ka ngrenë dhe ka pirë me mua. Kemi dalë për kafe. 

Si i mbanit këto miqësi?
Unë te shtëpia e Merushes shkoja shpesh herë. U bëra si i shtëpisë. Krijuam një lidhje me vëllezërit e saj, ishim si shokë. Krijuam shoqëri me ata. Flisja me Merushen njëkohësisht. 

E keni dhunuar Anuelin?
Jo se kam dhunuar. As unë as vëllai i Merushës. Ai njëherë më takoi mua në zonën e Roskovecit. Më tha; mos shko më te shtëpia e Merushes se do iki në Greqi unë. Merushja e ka denoncuar në polici Anuelin. Më tha; po zihemi. Pastaj më mori në telefon vëllai i saj dhe më tha; eja shkojmë marrim pak Merushen. 

Motra e Merushes deklaroi shumë gjëra për të. Pse kjo largësi e Merushes me familjen e vetë?
Po nuk vinte. Ishim në Fier me qira. Ata nuk donin që të shkoja unë në shtëpinë e tyre. Unë kam ngrenë dhe kam pirë në shtëpinë e saj. Ata i thonin që ai është akoma i martuar, si e pranon ti një burrë të martuar. Ata se dinin se si i kishim gjërat ne. As ish-gruan time nuk e kanë trajtuar. As kontakte të mira me të nuk kisha, ziheshim. Nuk na hahej muhabeti. Kishim debate. E kam qëlluar. 

A kishin nje arsye të fortë pse s’donin që të jetonte me Merushen?
Ata nuk e donin, s’e dëgjonin njerëzit. Thoshin që ka 3 fëmijë, do marrin pasurinë tonë. Ajo thoshte; Nuk ke punë me fëmijët, se ata do i rrisë familja ime, ne do shohim punën tonë. Babai ishte autoritar, ai vendoste dhe për motrat dhe bënte fjalë. E dhunonte nënën time, që të vegjël dhe tani. E ka rrahur dhe tani.

Pse u kthyet aty?
Kohët e fundit shkova në Vlorë, punova 7 muaj. Ajo punoi 13 ditë në një furrë buke, por e la punën se u sëmur me COVID. Nuk shkoi më në punë. Ikja që në 5 të mëngjesit dhe deri në 16:00. I thashë ‘rri në shtëpi’. 

Çfarë të tha babai kur shkuat në shtëpi?
I thash që s’ja dalë dot, do kthehem. ai më tha; ajo nuk punon. “Kush tha që nuk punon?” i thash. ‘Ok’, më tha. Dy ditët e para u soll mirë. Jetonim 10 metra larg nga njëri-tjetri. pas nja 2 ditësh, e pa që ajo po bënte punë i thoshte; ‘mos rri te soba. I kam bërë unë shtëpitë’.

S'KA KOMENTE