Avokati i njohur ,akuza te forta ndaj policise dhe prokurorise Fier

Avokati i njohur ,akuza te forta ndaj policise dhe prokurorise Fier

2441
SHPËRNDAJE

Më 20 qershor të vitit 2017 u vra në mënyrë makabre Kreshnik Beqiraj bashkejetuesi i tij Arbert Zekaj. Tashmë çështjen e ka marrë avokati Idajet Beqiraj i cili u njoh me rastin në një emision televiziv.

Ditën e sotme në gjykatën e Fierit është paraqitur avokati Beqiraj dhe dëshmuan 3 dëshmitarë nga 13 që janë gjithsej. Personat në fjalë janë shokë e miq të viktimës dhe jo dëshmitare okularë, ndërkohë gjyqtare e çështjes është Adelina Zarka dhe pjesë e trupit gjykues janë Piro Sota dhe Olkeda lLce

Avokati Beqiraj tha  se prokuroria dhe policia jane ‘skarzo’për këtë ngjarje sepse kanë ngritur një akuzë të thjeshtë ndaj Albert Zekajt. Mbi këtë të fundit rëndon akuza për krim me gjakftohtësi dhe vrasje me paramendim.

“Policia dhe prokuroria nuk kanë bashkëpunuar sipas Beqirjat njëkohësisht ndaj familja ka të drejtë të jetë e indinjuar dhe mosbesuese ndaj gjykimit deri tani por një gjë është e sigurt, që kockat e gjetura janë të të ndjerit Bëqiraj mirëpo kalimi i gjatë i kohës dhe përzierja me mbetje të tjera sepse tatto në krahun e tij vërteton çdo gjë. Presim që të përfundojë gjykimi dhe familja të ketë një varr për të dhe vrasësi teë marrë dënimin e merituar”, tha avokati Idajet Beqiraj.

Theksojmë se familja e të ndjerit këmbëngul që Albert Zekaj është paguar nga persona të tretë për të kryer vrasjen e Kreshnik Beqirajt. Kujtojmë se Zekaj në policia ka deklaruar se ai e ka qëlluar me çekiç Beqirajn, dhe më pas trupin e ka futur në një valixhe dhe e ka hedhur ne nje kanal mes ferrave.

Avokati ka thene se familjaret keto 2 vite ne terr pasi nuk ka patur transparence dhe info per kete ngjarje.
Avokati Beqiraj ka thene se nuk jane zbatuar drejte ndryshimet e kodit penal te 2017 .Neni 58 i kodit penal percakton qarte qe familjaret duhet te njihen me cdo zhvillim te hetimit pasi me ligjin e ri familjaret kane kompetenca si prokurori  por qe ne kete raste nuk ka pasur transparence.
Familjaret jane shprehur se as prokuroria dhe as perfaqesuesi ligjor,nuk kane ndertuar akuze te rregullt dhe eshte perkrahur padrejtesisht vrasesi Albert Zekaj.

Ndaj autorit te ketij krimi rendon jo vetem akuza e nje vrasje por edhe makabriteti i ekzekutimit te viktimes me paramendim dhe copetimi dhe fshehja e trupit te copetuar

S'KA KOMENTE