Avionët e Turqisë shkelin hapesiren ajrore në ishujt grekë,tensionohet situata mes st...

Avionët e Turqisë shkelin hapesiren ajrore në ishujt grekë,tensionohet situata mes st vendeve

157
SHPËRNDAJE

Është tensionuar situata mes Greqisë dhe Turqisë, pasi pala turke dje ka fluturuar 41 herë mbi ishujt grekë.

Menjëherë pas këtij provokimi, Athina ditën e sotme ka marrë masat. Mediat greke shkruajnë se sistemet kundërajrore të vendosura në ishujt e Egjeut Lindor kanë dalë nga kampet dhe janë vendosur në pozicione.

Avionët ushtarakë turq dje fluturuan mbi ishujt e banuar si Rodos, Samos, Kos, Leros, Karpathos dhe Kalymnos. Raportohet se tani që është aktivizuar mbrojtja ajrore greke, nëse do të ketë sërish fluturime mund të bllokohen nga grekët.

Kujtojmë që kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për kërcënimet e Turqisë. Mitsotakis telefonoi Stoltenberg, ku i shprehu hapur shqetësimin në lidhje me kërcënimet nga pala turke.

https://www.protothema.gr/politics/article/1237577/sto-rafi-ta-stratiotika-moe-meta-to-baraz-ton-tourkikon-paraviaseon-sto-aigaio/

S'KA KOMENTE