Avancon zjarri në malin e Çikës në Dhërmi. Largohen pushuesit

Avancon zjarri në malin e Çikës në Dhërmi. Largohen pushuesit

144
SHPËRNDAJE

Zjarri në malin e Çikës në Dhërmi vijon të jetë aktiv prej 3 ditësh. 

Siç shihet edhe nga pamjet në fjalë, në malin sipër fshatit Dhërmi flakët avancojnë, ndërsa rrezikojnë edhe fshatra të tjerë.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar, ku tymi është përhapur thuajse në të gjithë fshatin, pushuesit kanë nisur të largohen. 

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

S'KA KOMENTE