Avancojne punimet per tunelin e Llogarase

Avancojne punimet per tunelin e Llogarase

245
SHPËRNDAJE

Punimet në Tunelin e LLogarasë kanë avancuar tashmë ku janë betonuar afro 2 kilometra dhe po vijon puna për vendosjen e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për këtë vepër.

Punimet u inspektuan nga zëvëndëkryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në fjalën e saj, gjatë inspektimit të punimeve, Balluku tha se po punohet në të dy anët e tunelit paralelisht dhe se deri në qershor të vitit të ardhshëm, kjo vepër do të lidhë të gjitha veprat infrastrukturore të jugut të vendit.

Tuneli, për arsye sigurie, ka 11 dalje të aksesueshme ndërsa studimi është kryer nga një kompani austriake, pas përzgjedhjes nga gara ndërkombëtare ku morën pjesë shumë kompani të njohura.

Tuneli i Llogarasë është një ndër veprat më të mëdha publike, i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

S'KA KOMENTE