Autostrada Levan- Tepelenë është e pasigurt duke shkaktuar cdo dite aksidente.

Autostrada Levan- Tepelenë është e pasigurt duke shkaktuar cdo dite aksidente.

185
SHPËRNDAJE

Problematiken e kesaj rruge e shprehin banorët e fshatrave që përshkon ky aks rrugor  ne Kafaraj, Frakull, Cakran, Vreshtas , Buzmadh . Sipas tyre mungesa e mbi dhe nënkalimeve në kryqëzimet që lidhen me qëndrat e banuara i detyron kalimtarët por edhe fermerët të përballen me fluksin e lartë të automjeteve dhe të rrezikojnë edhe jetën. 

Që prej vënies në funksion të kësaj arterie të rëndësishme të infrastrukturës rrugore kombëtare , prej më shumë se nje dekade banorët në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar ndërtimin e mbikalimeve dhe nënkalimeve me standarte për qarkullimin e automjeteve bujqësore për komunikimin me tokat dhe teansportimin e prodhimeve bujqësore , por të gjitha qeveritë nuk i kanë përfillur ato duke injoruar edhe rrezikun për jetën janë shprehur të intervistuarit. 

Sipas tyre në këtë rrugë edhe pse janë bërë shumë aksidente në të shumtën e rasteve me pasoja teagjike për jetën, shteti vazhdon të qëndrojë indiferent duke mos ndërtuar mbikalime , mungesa e të cilëve është bërë shkak për humbjen e shumë jetë njerëzish.

Edhe pse ky segment rrugor është i vetmi që lidh veriun e Shqipërisë , por edhe Kosovën dhe vendet e rajonit me pjesën jugore të vendit madje edhe Greqinë , ai nuk plotëson standartet e sigurisë rrugore 

S'KA KOMENTE