Autoriteti Informues i Dosjeve te Ish-Sigurimit: 30 Dosje janë...

Autoriteti Informues i Dosjeve te Ish-Sigurimit: 30 Dosje janë me probleme

45
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula i është përgjigjur interesit të medias lidhur me padinë e ngritur nga prokurori Bujar Sheshi, i vënë së fundi nën akuzë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Punën e kemi të pandikuar nga cdo gjë që ndodh. I shërbejmë vetëm ligjit “ është shprehur znj. Sula, ndërsa apeloi publikun e mediat se mund të ndjekin rastet hap pas hapi.

“Në 1500 personalitete rreth 30 janë gjetur me probleme në sektorë shumë të rëndësishëm” –tha me tej Sula.Anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi kallëzoi sot Autoritetin e Dosjeve në Prokurori për “falsifikim të dokumenteve”. Në kallëzimin e tij përmendet emri i Gentiana Sulës me detyrë Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit(AIDSSH) si dhe çdo anëtari tjeter të këtij instutucioni që ka bashkëpunuar me të.

Një ditë më parë Autoriteti i Dosjeve e klasifikoi si bashkëpunëtor dhe anëtar, në dokumentat e sigurimit të shtetit, ndërsa thuhet se edhe dorëzimi i dokumente rezultonte me probleme.

S'KA KOMENTE