Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për rritjen e menjëhershme të çmimit të...

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për rritjen e menjëhershme të çmimit të karburanteve

277
SHPËRNDAJE

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim paraprak për rritjen e menjëhershme të çmimit të karburanteve nga tregtarët me shumicë.

Institucioni thotë se rritja e çmimit të naftës dhe benzinës, që ka nisur prej muajit shkurt, është reflektuar më pas te shitësit me pakicë duke çuar në çmime më të larta për konsumatorin fundor.

Prej muajit shkurt AK ka nisur monitorimin e çmimeve pranë ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit me pakicë të karburanteve, dhe nga deklaratat e marra gjatë monitorimit ka rezultuar rritje periodike e vazhdueshme e çmimit përgjatë muajit shkurt, kur nafta arriti deri në 194 lekë.

Por me nisjen e luftës në Ukrainë, muaji mars solli çmime rekord për hidrokarburet në vendin tonë, ku nafta dhe benzina gati arritën në 300 lekë për litër.

Kjo ka bërë që AK të gjejë indicie të reja që krijojnë dyshime për marrëveshje të ndaluara, në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, duke nisur një hetim paraprak.

S'KA KOMENTE