Autoritetet greke shtyjnë afatin e bllokimit të kalimit në Kapshticë

Autoritetet greke shtyjnë afatin e bllokimit të kalimit në Kapshticë

37
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ka bërë me dije se si pasojë e rritjes së kurbës së infektimeve në vend dhe masave anti-Covid të ndërmarra nga qeveria greke, është shtyrë afati i bllokimit në Pikën Kufitare të Kapshticë, deri në datën 8 Mars.

Në njoftim specifikohet se deri në këtë datë do të jetë i ndaluar kalimi nga Shqipëria drejt Greqisë, ndërkohë që dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Njoftimi i plotë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

S'KA KOMENTE