Autori i vrasjes se 18 vjecarit shqiptar tregon detajet

Autori i vrasjes se 18 vjecarit shqiptar tregon detajet

1043
SHPËRNDAJE

Detajet të reja janë zbardhur pas vrasjes së 18-vjeçarit natën e kaluar, në Kavala të Greqisë.

Mësohet se është arrestuar vrasësi is shqiptarit. Ai është një bashkëmoshatar dhe shok i viktimës dhe ka pohuar se është shqiptar

Nga të dhënat paraprake, mësohet se autori i dyshuar ka pranuar dhe pohuar krimin. Sipas rrëfimit të tij, mësohet se vrasja ka ndodhur gabimisht.

I riu 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në orët e vona të ditës së martë në Kavalla të Greqisë. Nga ekspertiza mësohet se ai ka marrë një plagë vdekjeprurëse në kraharor.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari shqiptar quhet Marios Isa nga Leskoviku.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje trafiku, por policia nuk ka dale ende me një përfundim zyrtar.

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, shqiptari mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Mësohet se varrimi i shqiptarit, do të bëhet të premten në Kavala.

S'KA KOMENTE