Athinë, grevë e punonjësve të Shëndetësisë kundër vaksinimit të detyrueshëm

Athinë, grevë e punonjësve të Shëndetësisë kundër vaksinimit të detyrueshëm

48
SHPËRNDAJE

Sindikata që përfaqëson stafin e spitalit publik grek (POEDIN) po planifikon një grevë dhe një miting në qendër të Athinës të enjten për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor kundër Covid-19.POEDIN gjithashtu u ka bërë thirrje anëtarëve të tij të vaksinuar që të mos dorëzojnë çertifikatat e tyre të imunitetit tek autoritetet për të parandaluar krijimin e një regjistri që tregon se cilët punonjës të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri dhe cilët jo.

Greva do të zgjasë nga ora 10 e mëngjesit deri në 3 pasdite, me protestuesit që pritet të mblidhen para Ministrisë së Shëndetësisë në orën 11 të mëngjesit.

Punonjësit shëndetësorë që refuzojnë vaksinën përballen me pezullim pa pagesë. POEDIN pretendon se ligji që e bën vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë punonjësit e shëndetësisë do të bëjë vetëm një ngarkesë shtesë në sistemin publik të kujdesit shëndetësor duke krijuar më shumë mungesa të stafit.

Për më tepër, POEDIN njoftoi se po i paraqet një kërkesë për pezullimin dhe anulimin e ligjit mbi detyrimin e vaksinimit Këshillit të Shtetit, gjykatës më të lartë administrative të vendit.

Sipas federatës, punëtorët grevistë, shumë prej të cilëve janë vaksinuar, po e bëjnë këtë “jo nga solidariteti”, por sepse e dinë se do të thirren të plotësojnë boshllëqet e lëna pas pezullimeve. Ai tha se 90% e personelit shëndetësor janë të vaksinuar ose kanë imunitet natyral.

Presidenti i POEDIN Michalis Giannakos sqaroi për Kathimerini se federata është pro vaksinimit, duke theksuar se nuk pajtohet me pikëpamjet ekstreme të punonjësve shëndetësorë kundër vaksinave. Ajo që ata po kërkojnë, tha ai, është që t’u jepet më shumë kohë kolegëve të tyre për t’u bindur.

“Sigurisht që të gjithë duhet të vaksinohen, ne nuk duam të japim një mesazh që ata nuk duhet të vaksinohen,” tha ai.

S'KA KOMENTE