Athine/Greqi: Shqiptari qëllohet me plumba në kokë në lokal

Athine/Greqi: Shqiptari qëllohet me plumba në kokë në lokal

1099
SHPËRNDAJE

Një atenta mafioz ka tronditur Athinën këtë të diel, aty ku një 32 vjecar shqiptar është qëlluar me plumba në kokë në ambientet e një lokali.

I riu nuk mundi t’i mbijetonte 5 plumbave që u qëlluan nga pistoleta e një ekzekutori, i cili pasi kreu krimin u largua i qetë me taksi nga vendngjarja.

Aristidh Papa i kishte shpëtuar një atentati në shkurt të këtij viti teksa më parë ka qenë i përfshirë në grabitje, vjedhje e trafik droge.

Dyshohet se vrasje e tij ka ndodhur pikërisht për shkak të përplasjes së bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.

Në një video tronditëse të shpërndarë nga mediat greke shihet nëna e viktimës e cila ka shkuar në vendngjarje dhe tepër e tronditur shan në greqisht dhe shqip.

“E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptar të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë ajo në shqip.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një emër të njohur të botës së krimit, ndaj të cilit janë kryer edhe më parë atentate, por pa mundur të kenë sukses

S'KA KOMENTE