Atentati në “Don Bosko”: Fatjon Murati kishte dijeni, u largua dje në...

Atentati në “Don Bosko”: Fatjon Murati kishte dijeni, u largua dje në mëngjes nga Shqipëria

1283
SHPËRNDAJE

Fatjon Murati kishte dijeni se një atentat po organizohej ndaj tij dhe ditën e djeshme, pak orë para ngjarjes së rëndë në “Don Bosko”, ai u largua nga Shqipëria.

Kështu eshte bere e ditur ne media duke sqaruae se ka dyshime se Murati është larguar fillimisht drejt Kosovës e më pas drejt Turqisë.

3 ditë më parë, forcat e policisë kishin shkuar në banesën e Muratit për të verifikuar nëse e kishte thyer apo jo masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, të caktuar nga gjykata.

“Tetorin e vitit të kaluar, Fatjon Murati u shoqërua dhe më pas u arrestua, për shkak se lëvizte me një makinë ku ndodhej Endrit Dokle, kunati i Indrit Dokles dhe një person tjetër, ku u gjet një arsenal armësh. Më pas, duhet të ishte në burg, deri në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë me masën “Arrest me burg” për armëmbajtje pa leje, duke qenë se një gjurmë gishti u gjend në një nga kutitë e armëve. Por në dhjetor, gjykata, edhe pse Apeli kishte vendosur që ai të ishte në burg, gjykata e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e tij për të pranuar masën. Gjurma e gishtit ishte vetëm në ambalazhin e kutisë dhe jo në armët që ishin ekzaminuar. Ky është arsyetimi që ai ka lenë qelinë.

Para 3 ditësh, shërbimet e Komisariatit nr.3 kanë verifikuar nëse ishte në “arrest shtëpie” dhe ndodhej aty. Ka dyshime dhe të paktën deri tani janë të provuar që mëngjesin e djeshëm ai është larguar nga vendi drejt Kosovës, e më pas drejt Turqisë. Fakti që ai është larguar disa orë para se të ndodhte ngjarja, shpjegon dyshime që ai mund të ketë pasur një informacion që po organizohej diçka ndaj tij, një atentat”, theksoi gazetarja Etleva Delia ajo.

S'KA KOMENTE