Atentati ndaj ish deputetit të PS, autori është djali i komisionerit të...

Atentati ndaj ish deputetit të PS, autori është djali i komisionerit të ‘Bashkë Fitojmë’

988
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti socialist Armando Prenga i ka shpëtuar një atentati me armë ditën e sotme në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Policia u njoftua për ngjarjen nga vetë ish-deputeti ndërsa ka shpallur në kërkim Fatbardh Ismailin.

Prenga ka njoftuar sallën operative të Policisë Kurbin se ndërkohë që qarkullonte me automjet, 29-vjeçari me Fatbardh Ismaili qëlloi me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit.

Burime të policisë thanë se nga të shtënat nuk ka asnjë të dëmtuar. Ngjarja dyshohet se e ka zanafillën tek një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin, ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit që është larguar nga vendi I atentatit.

S'KA KOMENTE