Atentati me arme zjarri ne Vlore, 35 vjecari humb jeten nga...

Atentati me arme zjarri ne Vlore, 35 vjecari humb jeten nga plaget e marra

850
SHPËRNDAJE

Një person është vrare me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e sotme. Mesohet se personi fillimisht i plagosur u transportua në spital por ka humbur me pas jeten

Foto e Delon Troqe qe mbeti viktime e atentatit me arme

Delon Troqe është viktima i atentatit në Vlorë. 35-vjeçari u ekzekutua ditën e sotme nga disa autorë me bresheri kallashnikovi

Nuk dihen ende motivet e kësaj vrase që ndodhi në lagjen ‘’Pavarësia’’ 

Policia ka shkuar në vendngjarje teksa ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për këtë vrasje

Nga ana tjetër mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike rreth zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli për të identifikuar e kapur autorët.

Këta të fundit janë larguar me automjet fill pas ngjarjes me drejtim nga Kanina, në zonën e By-passit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

S'KA KOMENTE