Atentati mbrëmë në Selitë/ U plagos vëllai i Andrea Kalemit

Atentati mbrëmë në Selitë/ U plagos vëllai i Andrea Kalemit

190
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme të shtëna me armë u dëgjuan në zonën e rrethrrotullimit të Selitës në kryeqytet. Persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të Zamir Kalemit (35 vjeç), i cili u plagos në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

35-vjeçari është vëllai i Andrea Kalemit dhe të dy janë kushërinj të Aleksandër Sadikaj i cili u vra në atentatin me eksploziv tek rruga e TEG. Andrea Kalemi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Edmon Papajt, personi që porositi vrasjen e Sadikaj.

Saga e hakmarrjeve vazhdon ende, pasi edhe ndaj vetë Andrea Kalemit pati një tentativë për hakmarrje në Greqi, ku i shpëtoi një atentati. E mesa duket edhe vëllai i tij, Zamiri i ka shpëtuar atentatit mbrëmë, që duket një histori komplekse ku dy personazhet kryesorë, Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikaj nuk jetojnë më.

Më vonë, gjatë mbrëmjes së djeshme pas atentatit u gjet një automjet i djegur në afërsi të fshatit Bërzhitë në Tiranë, që dyshohet se u përdor nga autorët në plagosjen e Zamir Kalemit.

Saga e hakmarrjeve vazhdon dhe autorët e vrasjeve janë ende në kërkim.

S'KA KOMENTE