Atentat në mes të Athinës, vriten dy shqiptarë babë e bir

Atentat në mes të Athinës, vriten dy shqiptarë babë e bir

3275
SHPËRNDAJE

Një shkëmbim me arme zjarri ka tronditur sot Athinën, ku raportohet për dy të vdekur dhe dy të plagosur, për të cilën thuhet se janë shqiptarë. Mediat greke raportojnë se dy viktimat janë babë e bir, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre. 

Ngjarja është regjistruar në sheshin Agios Sostis. Raportohet se autorët kanë qëlluar nga brenda një makinë dhe më pas kanë ikur. Po ashtu raportohet se i plagosur lehtë ka mbetur punonjësi i kafenesë në të cilën ishin futur viktimat. Informacioni i parë thotë se lufta që përfundoi në një masakër u zhvillua për mosmarrëveshje financiare. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të krimit.

Mediat greke bëjnë me dije se babë e bir ishin ulur në një bar kafe në Agios Sostis kur hyri papritmas një person i armatosur. Sherri filloi për mosmarrëveshje financiare dhe përfundoi në të shtënat me armë që vranë babain dhe lanë të birin në gjendje kritike për jetën.

Sipas newsit.gr, autori ka qëlluar pa kriter duke lënë të plagosur edhe tre persona të tjerë. Jashtë lokalit, kishte plot fëmijë të vegjël ndaj është konsideruar mrekulli që nuk ka viktima të tjera.

Mes të plagosurve është një kamerier i lokalit dhe një grua. Në vendin e ngjarjes dyshohet se ishte edhe bashkëshortja e viktimës, e cila është parë e larë në gjak pasi nuk ka pranuar të largohet nga bashkëshorti i saj.

S'KA KOMENTE