Atentat me armë zjarri nje personi ne Ksamil,humb jetën rrugës për në...

Atentat me armë zjarri nje personi ne Ksamil,humb jetën rrugës për në spital

952
SHPËRNDAJE

Policia bën me dije se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil.

Si rrjedhojë, personi i qëlluar ka humbur jetën kur po transportohej në spital. Mesohet se ka ndërruar jetë Gramoz Mema.40 vjeçari Gramoz Memaj, mësohet të ketë qenë biznesmen i lojërave të fatit. Ndërkohë ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë

Policia shprehet se po punohet për të kapur autorin/ autorët.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion parparak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

S'KA KOMENTE