Arrestohet zjarrvenesi i 400 ullinjve ne Petove ,Fier

Arrestohet zjarrvenesi i 400 ullinjve ne Petove ,Fier

788
SHPËRNDAJE

Fier

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

P.Gj., 49 vjeç, banues në Petovë, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 15.09.2019, në fshatin Petovë, në pronën e tij, duke djegur me zjarr barishtet i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe janë djegur 400 rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasve E.Xh dhe P.Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

S'KA KOMENTE