Arrestohet shqiptari në Itali, i dënuar me 25 vite burg për vrasje...

Arrestohet shqiptari në Itali, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe grabitje

214
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga karabinierët italianë.

Mediet italiane raportojnë se shqiptari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg për vrasje, armbëmbajtje pa leje dhe grabitje.

Shqiptari ishte në kërkim që prej vitit 2000, kur pas një grabitjeje në Shqipëri kishte vrarë një bashkëqytetarë dhe më pas ishte zhdukur.

Që prej asaj kohe, ai fshihej në Itali, nën gjeneralitete të rreme. Ai është arrestuar pas hetimeve të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare, dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë për vuajtjen e dënimit.Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet italiane.

S'KA KOMENTE