Arrestohet Shefi i policisë qe i dërgonte video nudo 15-vjeçares,...

Arrestohet Shefi i policisë qe i dërgonte video nudo 15-vjeçares, nëna rrëfen tmerrin

638
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Grumiere, Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual nga një 15-vjeëareje.

Videoja shokuese ku ai luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale

Denoncimin për mediat e ka bërë nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje te tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

Ajo ka rrëfyer se ai i ka dërguar video intime të bijës dhe i ishte gjendur në komisariat 5 minuta pasi ajo kishte shkuar për të bërë denoncimin, duke e kërcënuar.

Nëna rrëfen:

Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente. Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros. Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”.

 

Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka deklaruar se në emër të Bajrakurtit nuk është bërë një denoncim për ngacmim seksual duke hedhur poshtë dëshminë e nënës së vajzës.

Efektivi ishte liruar nga detyra më herët për t’u rikthyer më pas në vitin 2013.

Në rrjetet sociale, ku paraqitej tejet aktiv ai shkruante se është në drejtimin e duhur, slogani i PS gjatë fushatës elektorale.

 

S'KA KOMENTE