Arrestohet një prej vrasësve të dyshuar për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit (EMRI)

Arrestohet një prej vrasësve të dyshuar për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit (EMRI)

512
SHPËRNDAJE
{"source_sid":"9E679010-4C1F-41CD-86EF-3DBDD3A9F022_1612181151214","subsource":"done_button","uid":"9E679010-4C1F-41CD-86EF-3DBDD3A9F022_1612181151204","source":"other","origin":"gallery"}

Albert Zaja një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në atentatin ku u ekzekutua Shkëlzen Kastrati mësohet se është arrestuar.

Policia ka arrestuar ditën e sotme Albert Zajën, i cili dyshohet se është autori i atentatit ku mbeti i vdekur Shkëlzen Kastrati në qytetin e Fierit.

Ngjarja ndodhi në datën 1 shkurt, ku 41 vjeçarit Shkëlzen Kastrati iu bë atentat teksa ushëtonte me makinën e tij në zonën e rrethrrotullimit të Sheqit. Ai u qëllua me 2 plumba që i morën jetën.

Mësohet se Zaja është arrestuar në Nikël të Fushë Krujës, ndërkohë që i është sekuestruar edhe një armë zjarri që mbante me vete.

Mësohet se Zaja është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

S'KA KOMENTE