Arrestohet nga policia autori i vrasjes se biznesmenit

Arrestohet nga policia autori i vrasjes se biznesmenit

419
SHPËRNDAJE

Policia njoftoi se në kohë rekord kapi gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit Niko Goro.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima ishte pranë supermarketit të motrës. Niko Goro është kushëri i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit.

Pista paraprake e hetimit është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro në fushën e ndërtimit.

Njoftimi i policisë: Policia  në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë  dhe ndjekjes së pandërprerë të  autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”,  të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE