Arrestohet nënkomisari i policisë në Vlorë (Emri)

Arrestohet nënkomisari i policisë në Vlorë (Emri)

2786
SHPËRNDAJE

Një punonjës police, me detyrë nënkomisar, është arrestuar me urdhër të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, në timon, ka përplasur një mjet tjetër dhe është larguar nga vendngjarja.

Nënkomisari Mareglen Salaj, akuzohet për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “ Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.03.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Vlorë, Nënkomisar M.S., për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “ Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u krye pasi punonjësi i policisë, duke drejtuar automjetin me targa AB 811 CE në gjendje të dehur, ka goditur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur edhe mjetin e tij. Gjithashtu, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë të Seksionit “Shqiponja” gjatë shoqërimit të tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e specialistëve të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë janë kryer veprimet proceduriale duke kryer arrestimin në flagrancë të Nënkomisar M. S., me detyrë Specialist për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 242, 273 dhe 291 të Kodit Penal.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

S'KA KOMENTE