Arrestohet në mesnatë efektivi i Gardës, i dehur nuk ndaloi në postbllok

Arrestohet në mesnatë efektivi i Gardës, i dehur nuk ndaloi në postbllok

619
SHPËRNDAJE

Një efektiv i Gardës së Republikës është arrestuar nga Policia në Tiranë. Mësohet se në pranga ka rënë Arsan Demaj, i cili shërben dhe si shoqërues i një prej komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut).

Efektivi ka qenë duke lëvizur me makinë në Tiranë dhe një patrullë e Komisariatit nr.3 që ishte pozicionuar në postbllok, i ka bërë shenjë të ndalonte. Gazetari Elton Qyno shkruan se efektivi i Gardës nuk ka pranuar të qëndrojë dhe është larguar. Menjëherë, patrulla i është vënë pas Arsan Demajt.

Në momentin e ndalimit, mësohet se gardisti ka kundërshtuar urdhrin për t’u shoqëruar në polici, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë, dhe ndaj tij kanë nisur veprimet hetimore.

Materialet hetimore do i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për akuzat e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.

S'KA KOMENTE