Arrestohet në Itali “Rambo” shqiptar i akuzuar për 27 vjedhje, jetonte në...

Arrestohet në Itali “Rambo” shqiptar i akuzuar për 27 vjedhje, jetonte në pyll

389
SHPËRNDAJE
Screenshot 7

Karabinierët italianë kanë arrestuar një 48-vjeçar shqiptar, të quajtur Zef Tirtja. 

Ky i fundit besohet se fshihet pas disa grabitjeve në zonën e Xhenovas dhe prej disa kohësh jetonte në pyll. 

Policia ka rënë në gjurmët e Tirtjas, për shkak të një telefonate që ai ka shkëmbyer me një mikun e tij, ku thekson:

“Në Itali bën shumë para me grabitje, sa të bëj edhe ca, do të rikthehem sërish në Shqipërinë time”. 

48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë. 

Tirtja akuzohet për 27 vjedhje dhe kohët e fundit jetonte në pyll. Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”. 

48-vjeçari shqiptar brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi, theksojnë mediat italiane.

S'KA KOMENTE