Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla

Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla

201
SHPËRNDAJE

Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i shpallur ne kerkim nderkombetar

Gjykata e Posaçme e Apelit e shpalli fajtor për fshehje të pasurisë për tre raste dhe e dënoi atë me dy vite burgim më 22 shtator të këtij viti.

Ai është i vetmi zyrtar i lartë i drejtësisë që është dënuar në vendin tonë. Por, Adriatik Llalla nuk ishte i pranishëm mbasi sipas avokatit vuan nga probleme shëndetësore dhe po kurohet.

Ish prokurorit të përgjithshëm veç vendimit të fajësisë i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament.

Kujtojmë se Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm deri në fund të vitit 2017.

S'KA KOMENTE