Arrestohet në Greqi ndërmjetësi, që pagoi vrasësin e komisar Artan Cukut

Arrestohet në Greqi ndërmjetësi, që pagoi vrasësin e komisar Artan Cukut

199
SHPËRNDAJE

Bashkepunëtori në vrasjen e Artan Cukut arrestohet në Greqi. Kristaq Leci është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut. Leci mori porosi nga Bledar Jambelli dhe pagoi Mikel Shallarin.

Leci ka informuar Shallarin për  lëvizjet e ish-komisarit Artan Cukut, ku ky i fundit u vra në hyrje të pallatit të tij në 8 prill 2017.

Dy muaj më parë vrasësi i komisar Artan Cukut, Mikel Shallari, i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasi pranon krimi dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Pikërisht në rrëfimet e tij përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda ka dalë për herë të parë, edhe emri dhe roli në këtë krim të rëndë i të arrestuarit të sotëm në Greqi, Kristaq Leci

Nga rrëfimi i Shallarit doli në pah fakti se komisar Cuku ishte planifikuar të vritej mbrëmjen e 7 prillit por atë natë bashkëpuntore  Kristaq Leci , kushëriri i Bledar Jambellit  (porositësi i vrasjes) ishte tërhequr nga kryerja e këtij krimi. Shallari ka shpjeguar: “Cukun do ta vriste Leci, por atë natë ai se bëri pasi kishte shumë njerëz përreth pallatit. Pastaj e mora unë përsipër dhe per keto do paguhesha nga Bledar Jambelli 20 mijë euro”, ka deklaruar Shallarii përpara prokurorëve. Që në atë kohë Leci ishte shpaluur në kërkim ndërkombëtarë për tu arrestuar ditën e sotme nga policia greke.

S'KA KOMENTE