Arrestohet ne Fier shoferja, kapet ne gjendje te dehur ne makine

Arrestohet ne Fier shoferja, kapet ne gjendje te dehur ne makine

4863
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasen J. D., 34 vjeçe, banuese në Fier, pasi në fshatin Kraps, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen K. Sh., 53 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit K. K., 59 vjeç dhe F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë goditur me grushte shtetasit L. K. dhe L. M., si edhe kanë kanosur shtetasin L. M., të cilit i kanë dëmtuar edhe derën e automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE