Arrestohet ne Berat 55 vjecari nga FIERI, ishte shpallur ne kerkim nga...

Arrestohet ne Berat 55 vjecari nga FIERI, ishte shpallur ne kerkim nga policia

3390
SHPËRNDAJE

Berat

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

L.(B). S., 55 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 58 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat, pasi ka ndihmuar shtetasin L.(B). S., duke i vendosur në dispozicion banesën e tij, kundrejt pagesës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE